Fjalëkalimet e Wi-fi në aeroporte në një hartë të vetme

Fjalëkalimet e Wi-fi në aeroporte në një hartë të vetme

13:36, 07/10/2016
A+ Aa A-

Të kalosh disa orë të gjata në një aeroport dhe të mos kesh akses në internet, është një nga përvojat më të këqija të udhëtimit. Por për fat të mirë, një djalë i zgjuar ka gjetur një zgjidhje për këtë problem.

Anil Polat, inxhinier i Sigurisë Kompjuterike dhe njëkohësisht bloger udhëtimi ka krijuar një hartë interkative e cila u ofron përdoruesve të saj, fjalëkalimet e rrjeteve Wi-Fi në të gjitha aeroportet e botës.

Harta është shumë e thjeshtë për t’u përdorur. Ju duhet vetëm të klikoni mbi një aeroport të veçantë dhe aty do të gjeni informacionin në lidhje me rrjetet Wi-Fi.

Polat përditëson hartine e tij në mënyrë të rregullt dhe ajo tashmë përmban më shumë se 130 aeroporte në të gjithë globin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco