VIDEO+18/ Pamje të rënda, klienti ther berberin pasi nuk i kishte prerë flokët mirë!

VIDEO+18/ Pamje të rënda, klienti ther berberin pasi nuk i kishte prerë flokët mirë!

13:37, 16/10/2017
A+ Aa A-

Një sulm fatal ndaj një berberi të ri emigrant në mes të ditës është filmuar dhe është publikuar në internet.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për një sulm të tmerrshëm të ndodhur në Moskë, për të cilin është arrestuar një klient i pakënaqur me prerjen e flokëve, dhe i cili për këtë shërbim kishte paguar vetëm 3,5 dollarë.

Siç thuhet më tej, viktima i njohur si ‘Danya’ në mesin e shokëve të tij, një i ri nga Uzbekistanit, ndërkaq mediat raportojnë se e kanë identifikuar atë si Dastan Adekhanov, 24-vjeç.

Supozohet se konflikti filloi pasi berberi Adekhanov i bëri një klienti një prerje flokësh, duke i marrë për shërbim 200 rubla (3,50 dollarë) – një çmim të ulët sipas standardeve të Moskës.

Por, klienti ishte dukshëm i pakënaqur dhe u kthye për t’u ankuar të premten.

Edhe pse stafi i lokalit ku kishte kryer shërbimin ai u përpoq të zgjidhte situatën dhe të përmirësonte prerjen e flokëve të tij, klienti nuk i pranoi asnjë nga opsionet.

Dhe në vend që të kërkonte paratë e tij, ai papritmas e tërhoqi Dastanin në rrugë.

Pamjet e sulmit, të ngarkuara në Facebook dhe YouTube, tregojnë një djalë të ri në një xhaketë të zezë duke u ndjekur nga një njeri me një bluzë në të verdhë, me atë që duket të jetë një objekt i gjatë dhe i mprehtë në dorën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco