MotoGP/ Ja kush pilot triumfoi në garën e sotme, rikthim spektakolar i Rossit

MotoGP/ Ja kush pilot triumfoi në garën e sotme, rikthim spektakolar i Rossit

17:33, 24/09/2017

Marc Marqeuz fiton në pistën e Aragon. Piloti i Hondas regjistron suksesin e pestë në ketë botëror të MotoGP.

Marquez ka arritur të fitojë në shtëpinë e tij përballë publikut të tij, duke lënë pas Pedrosën dhe Ducatin me Lorenzon që bëri një paraqitje dinjitoze. Një pod i gjithi spanjoll. 

Heroik ishte dhe Valentino Rossi me Yammahan, i cili pas atij dëmtimi të rëndë u pozicionua në vendin e pestë duke rrëmbyer duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve. Pasi tij u rendit shoku i skuadrës Vinales.

Garë krejtësisht për tu harruar për Andrea Dovizioso që nuk mundi dot të shkonte më shumë se vendi i shtatë, duke i dorëzuar  kreun në renditje, rivalit Marc Marquez, i cili tashmë ndodhet 16 pikë para italianit.

Në Aragon, Marquez ishte dominues gjatë gjithë kohës. Kampioni në fuqi lëshoi një mesazh të e nisi garën nga vendi i pestë dhe e përfundoi i pari, duke i lëshuar një mesazh të qartë rivalëve.

16 pikë distancë kur kanë mbetur edhe 4 gara nga fundi nuk janë shumë, por forma e Marquez të lë të kuptosh se do të jetë sërish ai mbreti i botërorit të MotoGP.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco