Trajneri lëshon deklaratën bombastike: Lojtarët flenë gjumë

Trajneri lëshon deklaratën bombastike: Lojtarët flenë gjumë

16:21, 24/09/2017

Trajneri i Laçit, Stavri Nica, ka paralajmëruar largimin e tij të mundshëm nga skuadra kurbinase, duke vënë në dyshim strategjinë e klubit.

Ai ka deklaruar se është gabuar me afrimet dhe largimet e futbollistëve si dhe aktualisht po stërviste vetëm të rinjtë, pasi lojtarët cilësorë që kishte afruar klubi kalonin kohën në hotel e jo në fushën stërvitore.

Nuk flas më për ekuilibër se i prishi vetë skuadra, unë i di arsyet, se ardhja e lojtarëve që pretendonin për të rritur më mirë cilësinë, kanë ardhur pa stërvitje. Ata rrinë në hotel, flenë, mua më duhet të merrem me djemtë e rinj. Është shumë e vështirë se të krijosh skuadër me lojtarë në Superligë, e shoh që e kanë të vështirë të përballojnë skuadra që kanë lojtarë me përvojë. Me Partizanin ishte fat, ndeshja me Luftëtarin dhe sot tregoi se nuk kemi skuadër me kualitetet që të ketë rendiment. Nuk pres rendiment nga kjo skuadër pa ardhur lojtarë që të jenë në cilësinë e lojtarit të Superiores”, deklaroi tekniku i kurbinasve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco