Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Valverde gjashtë fitore rresht me Barcën, por është një trajner më i suksesshëm se ai

Valverde gjashtë fitore rresht me Barcën, por është një trajner më i suksesshëm se ai

16:06, 24/09/2017

Ernesto Valverde po demanton të gjithë skeptikët, të cilët mendonin se nuk do të jetë i suksesshëm në krye të shtabit teknik të Barcelonës.

Kjo e fundit në gjashtë xhirot e para të sezonit të ri të La Ligas, ka të gjitha fitore duke shënuar 20 gola dhe pranuar vetëm dy sosh.

Askush deri më tani nuk ka pasur një diferencë prej 18 golave në gjashtë xhirot e para në kampionatin elitar spanjoll.

Në fakt, edhe Pep Guardiola kishte arritur gjashtë fitore, por kishte shënuar 10 gola dhe pranuar 9 sosh.

Edhe Tito Villanova kishte gjashtë fitore, por në të shtatën ishte ndalur në barazim (2-2) nga Real Madridi në Camp Nou.

Sidoqoftë, fillimin më të mirë të sezonit në historinë e Barcelonës e kishte Tata Martino, i cili nuk u ndal deri në xhiron e nëntë, kur barazoi pa gola kundër Osasunas në Pamplona.

Në tetë ndeshjet e mëparshme, tuboi 24 pikë duke realizuar 28 gola dhe pranuar gjashtë sosh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco