VIDEO/ Juventusi fiton derbin ndaj Torinos, shkëlqen Dybala

VIDEO/ Juventusi fiton derbin ndaj Torinos, shkëlqen Dybala

22:57, 23/09/2017

Juventusi ka fituar derbin ndaj Torinos në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të në Serie A.

Të besuarit e Allegrit kanë fituar lehtësisht duke e mposhtur Torinon me rezultatin 4-0, shkruan SYRI.net.

Golat për ‘Zonjën e Vjetër” i shënuan Paulo Dybala (16’ e 90’), Miralem Pjanic (40’) dhe Alex Sandro (57’).

Kujtojmë që nga minuta e 24’ Torino luajti me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të ndeshjes, pasi Daniele Baselli mori dy kartonë të verdhë.

Pas kësaj fitore, Juventusi pozicionohet në vendin e dytë me 18 pikë të grumbulluara, njësoj sa Napoli kryesues.

/ SYRI.net /

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco