Ndahet nga jeta një tjetër futbollist i njohur

Ndahet nga jeta një tjetër futbollist i njohur

22:39, 23/09/2017

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare, Nikolla Çeta, futbollisti i spikatur i Lokomotivës në vitet '50, i aktivizuar kohë më parë në shoqërinë “Puna”, trajner në vitet ‘60 me ekipet e moshave dhe të Shpresës së Lokomotivës.

Lajmin e hidhur e njofton në faqen e tij të “Facebook”-ut gazetari i njohur sportiv nga Durrësi, Bujar Qesja.

“Një specialist i thekur futbolli, njëri shumë i urtë, punëtor i ndershëm, gjithnjë në hall të tij, nuk jeton më”, shkruan ndër të tjera Qesja në rreshtat që i ka kushtuar futbollistit të njohur të 6 dekadave më parë.

Ndërkohë, gati 3 javë më parë, një tjetër futbollist i njohur i Lokomotivës i viteve ’60, Teli Ciko u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco