Gazetari shpërthen ndaj tifozëve pas kritikave ndaj Besnik Hasit: Kanibalë tani doli që ...

Gazetari shpërthen ndaj tifozëve pas kritikave ndaj Besnik Hasit: Kanibalë tani doli që ...

18:28, 23/09/2017

Mes “peshkaqenësh” ka pak vend edhe për “delfinët”. E tillë është situata e Hasit në Greqi, ku ashtu sic pritej nuk mjaftonte që Besnik Hasi i ktheu Championsin këtij ekipi, por tifozët janë duke pritur momentin e parë të mini-krizës për të shkelmuar çdo gjë të arritur deri tani.

Mjaftuan dy barazime radhazi në kampionat për mungesë përqendrimi dhe një humbje përballë Sporting Lisbonës dhe Hasi kthehet në “shqiptari”.

Mediat sportive i janë sulur me rastin e parë që gjetën, tifozët aq edhe më tepër por trajneri është mësuar me këtë presion, polakët nuk ishin më shumë mikpritës ndaj shqiptarëve. Megjithatë në shtypin grek ka ende gazetarë profesionist, që nuk i veshin “aktorëve” të fushës së futbollit nacionalitet dhe flamur.

I tillë ishte dhe Kostas Vemaqis, në gazetën greke më popullore online, Gazzetta.Gr. “Në fillim kur erdhi siguroi kualifikimin europian u kthye në një yll dhe pas dy barazimeve dhe një humbjeje papritur u bë prapë shqiptar. Po nëse fiton derbin ndaj AEK-ut, çfarë do të thonë sërish kanibalët?” Një pyetje retorike plot ironi që përgjigjen e mbart brenda.

Tashmë Besnik Hasi ashtu siç pritej dhe nuk pritej, “luan” stolin në ndeshjen e së dielës kundër Aekut kryesues, shkruan Shqipëria.ch. Një derbi që nuk duhet humbur për asnjë arsye, ndryshe, nëse do të dëshirojë ky trajner të shoh një ndeshje të radhës të Olimpiakosit, duhet ta bëj këtë gjë nga shtëpia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco