Thomas Muller kërkohet nga e gjithë Premierliga

Thomas Muller kërkohet nga e gjithë Premierliga

18:29, 22/09/2017

Sulmuesi gjerman, Thomas Muller, në fund të këtij sezoni mund të largohet nga Bayern Munich. Ai thuhet se nuk ka raporte të mira me trajnerin italian, Carlo Ancelotti, i cili nuk po i garanton vend në formacionin bazë.

Sipas mediave gjermane, Muller ka zgjuar interesimin e tri skuadrave të mëdha nga Premierliga. Fjala është për Arsenalin, Chelsea dhe Liverpoolin.

Në fakt, më parë interes për gjermanin ka shfaqur Manchester United, teksa tashmë në garë janë futur dhe klubet e tjera të Premierligës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco