E papritur/ Taulant Xhaka në formacionin e zhgënjimeve të javës në Zvicër

E papritur/ Taulant Xhaka në formacionin e zhgënjimeve të javës në Zvicër

18:02, 22/09/2017

Taulant Xhaka pritet të jetë përsëri në listën e të grumbulluarve për ndeshjet e përfaqësueses shqiptare, ku mungon që nga marsi i këtij viti, pas zënkës me ish-trajnerin De Biasi.

Mesfushori ka kërkuar falje për veprimet e tij dhe Panucci është gati që ta kthejë, sidomos duke parë situatën e vështirë me dëmtimet dhe pezullimet që po kalon Kombëtarja.

Por Xhaka nuk duket se është në maksimumin e formës së tij, duke qenë pjesë e Baselit i cili po regjistron shumë rezultate negative radhazi. Kjo ka bërë që Xhaka të përfundojë shpesh mes zhgënjimeve më të mëdha të javës në Zvicër.

Kështu ka ndodhur për ndeshjet e javës së 8-të të kampionatit zviceran, ku Baseli u mund 2-1 nga St. Gallen dhe e sheh veten në vendin e katërt të renditjes.

Sipas të përditshmes zvicerane “Blick”, Xhaka meriton një vend në formacionin e zhgënjimeve të javës, për mënyrën se si luajti në këtë duel, bashkë me shokët e tij të skuadrës: Gaber, Bua dhe Iten.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco