Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Flasin shifrat/ Messi ka shënuar në La Liga sa i gjithë Reali i Madridit

Flasin shifrat/ Messi ka shënuar në La Liga sa i gjithë Reali i Madridit

17:44, 22/09/2017

Lionel Messi po shkëlqen në këtë fillim sezoni, ndoshta duke përfituar disi edhe nga mungesa e gjatë e Cristiano Ronaldos.

Gjithsesi, “pleshti” i Barcelonës e ka nisur më së miri sezonin e tij në kampionatin spanjoll, duke realizuar jo pak, por 9 gola në pesë ndeshjet e para.

Ai është lojtari që ka dhënë kontributin më të madh për katalanasit, të cilët numërojnë 17 gola në total, por çmenduria e këtyre të dhënave nuk qëndron këtu.  

Ajo që bie në sy është fakti se numri 10 i Barçës ka realizuar i vetëm sa Reali i Madridit, i ndalur në kuotën 9 gola pas pesë ndeshjeve, duke treguar qartë se po vuan mungesën e yllit të tij, pa harruar këtu edhe diferencën prej 7 pikësh tashmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco