Duka tregon se kur do të përfundojë ‘Arena Kombëtare’

Duka tregon se kur do të përfundojë ‘Arena Kombëtare’

17:22, 22/09/2017

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka inspektuar gjatë ditës së sotme punimet e “Arenës Kombëtare”.

Sipas parashikimeve, “Arena Kombetare” do të jetë gati për vjeshtën e vitit 2018, diçka që e ka përforcuar sërish presidenti Duka.

Jemi të lumtur si po ecin punimet dhe në fund të vitit 2018 do të jetë gati për të pritur ndeshjet. Stadiumi do të jetë shumë i bukur, një vepër e madhe për sportin shqiptar, më e rëndësishmja në Shqipëri, një pasuri e madhe për futbollin”, tha Duka.

“Arena Kombëtare” do të ketë një kapacitet prej 22.500 vendesh dhe do të jetë stadiumi më i madh në vendin tonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco