‘Trajneri më i mirë i vitit’/ FIFA përzgjedh kandidatët, janë tre kampionë

‘Trajneri më i mirë i vitit’/ FIFA përzgjedh kandidatët, janë tre kampionë

16:24, 22/09/2017

FIFA ka zbuluar se cilët janë tre trajnerët e përzgjedhur për çmimin e më të mirit për vitin që lamë pas. Massimiliano Allegri i Juventusit, Antonio Conte i Chelsea dhe Zinedine Zidane i Real Madridit, janë tre kandidatët e nominuar për çmimin e trajnerit të vitit për 2017.

Conte triumfoi në Premierligë, Allegri fitoi Serinë A dhe Kupën e Italisë, ndërsa Zidane fitoi La Ligan, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Superkupën e Spanjës, që shihet edhe si favoriti kryesor për ta rrëmbyer këtë çmim.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco