Tërmeti në Meksikë, jepet vendimi zyrtar për garën në Formula Uno

Tërmeti në Meksikë, jepet vendimi zyrtar për garën në Formula Uno

14:50, 22/09/2017

Gara e Cmimit të Madh të Meksikës në kampionatin botëror të Formula 1 do të zhvillohet rregullisht, pavarësisht tërmetit që goditi ditën e martë kryeqytetin e këtij vendi.

Organizatorët sigurojnë që gjithcka do të vazhdojë sipas kalendarit të përcaktuar dhe drejtori i marketingut, i “Autodromit Vëllezërit Rodrigez” Rodrigo Sanchez deklaroi se pista nuk është dëmtuar aspak. Ndonëse gara në Mexico City do të zhvillohet muajin e ardhshëm Sanchez shpjegoi që gjithcka është inspektuar dy herë, duke filluar që nga cirkuiti dhe pjesa e asfaltuar e deri te tribunat dhe ndërtesat përreth.

Drejtori i Marketingut i “Autodromit Hermanos Rodriguez” siguroi që kontrollet do të vazhdojnë, e do të ketë edhe vlerësime të mëtejshme, por për momentin nuk ka asnjë shqetësim, kështuqë gara do të zhvillohet, shkruan supersport. Rodrigo Sanchez shtoi se këto ditë shqetësimi kryesor natyrisht është për të rikthyer gjithcka si më parë dhe të gjithë po përpiqen maksimalisht për të dhënë kontributin e tyre. 230 vetë humbën jetën nga tërmeti i ditës së martë në kryeqytet si dhe në zonat përreth, madje si pasojë e tërmetit u shembën plot 52 ndërtesa vetëm në Mexico City.

Muaji tetor është muaji më i ngjeshur i kampionatit botëror të Formula 1, ngaqë përmban katër etapa, dhe gara e Cmimit të Madh të Meksikës konsiderohet tepër e rëndësishme, pasi është e treta nga fundi në kalendarin e këtij aktiviteti, nga 20 gara që janë gjithsej. Provat dhe gara në “Autodromin Hermanos Rodrigues” do të mbahen nga data 27-29 tetor pra në Mexico City dhe organizatorët premtojnë se do të bëjnë gjithcka për të përmbushur pritshmëritë e tifozë, të cilët këtë herë llogariten të jenë afërsisht rreth 135.000 vetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco