De Biasi e konfirmon: Sapo i thashë ‘PO’ skuadrës spanjolle. Përballë Realit dhe Barçës

De Biasi e konfirmon: Sapo i thashë ‘PO’ skuadrës spanjolle. Përballë Realit dhe Barçës

11:58, 22/09/2017

Ganni De Biasi kundër Zinedin Zidan. Kjo do të jetë sfida që tifozët shqiptarë mund të shohin që nesërs në La Liga, pasi ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare i ka thënë “po” Deportivo Alavesh dhe do të marrë drejtimin e klubit spanjoll.

Ka qenë vetë trajneri që ka konfirmuar gjithçka për “Panorama Sport” gjatë ditës së sotme. “Po, është e vërtetë. Sapo u thashë ‘po’ drejtuesve të Deportivo Alavesh dhe do të marr drejtimin e skuadrës”, ishin fjalët e De Biazit për gazetën, duke zyrtarizuar kthimin e tij në pankinë e për më tepër në Spanjë, ku ka drejtuar më parë Levanten.

Tekniku i përfaqësueses ishte prej qershorit në kërkim të një skuadre të re dhe tani do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij në një prej kampionateve më prestigjiozë në botë. Sigurisht, ai nuk ka një detyrë të lehtë te Deportivo Alavesh, i cili ka regjistruar 5 humbej në po aq ndeshje në kampionat, pa shënuar asnjë gol. Prova e radhës do të jetë ajo e të shtunës në drekë, ndaj Real Madrid, por nuk dihet ende nëse De Biazi do të jetë në pankinë apo do të ndjekë nga tribuna këtë takim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco