Milani? Pas kësaj përgjigje tifozët e Dortmundit urrejnë Aubameyangun

Milani? Pas kësaj përgjigje tifozët e Dortmundit urrejnë Aubameyangun

11:49, 22/09/2017

Pierre Emerick-Aubameyang nuk është shumë i kënaqur me idenë e qëndrimit edhe për një sezon tjetër tek Borussia Dortmund.

Duke folur për “RMC”, 27-vjeçari nuk hodhi poshtë mundësinë e rikthimit tek Milani e cila sipas tij duhet të nxitojë për të arritur një marrëveshje, shkruan SYRI.net.

"Milani? Pse jo? Nuk kishte ndryshim midis asaj që unë do të fitoja aty dhe asaj që fitoj këtu. Unë dua të kthehem por, ata janë duke fjetur", tha fillimisht ai.

Abumeyang shpjegoi poashtu se një muaj para se të bëhet nënshkrimi i Neymar me PSG, ata e kontaktuan atë: "Në fillim të korrikut, takova Nasser Al-Khelaifi, por më vonë, kur arriti Antero Henrique, ata vendosën që të mos transferohem".

/ SYRi.net /

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco