Analiza/ Pesë faktorët që ndikojnë në krizën e Real Madridit

Analiza/ Pesë faktorët që ndikojnë në krizën e Real Madridit

23:45, 21/09/2017

Skuadra e Real Madridit ka barazuar dy herë dhe është mposhtur një herë në tre ndeshjet e zhvilluara këtë sezon në La Liga.  E përditshmja spanjolle “Marca” beson se janë pesë faktorë në dështimin e Realit në ndeshjet e zhvilluara në “Santiago Bernabeu”.

Mungesa e golit – problemi kryesor i Real Madridit këtë sezon janë mungesa e golave, pasi në pesë ndeshje në La Liga ka shënuar vetëm nëntë gola

Besimi i tepruar – Real Madrid në tre ndeshjet e para fitoi dy tituj, Superkupën e Evropës ndaj Manchester Unitedit dhe Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës, skuadër të cilën e mposhti në dy ndeshje. Ky vetëbesim i tepruar po ndikon edhe në paraqitjet e skuadrës

Pezullimi i Ronaldos – Sulmuesi portugez sezonin e kaluar ishte lojtari kryesor i Realit, por pezullimi me pesë ndeshje ka ndikuar edhe në paraqitjen e skuadrës. Kthimi pas pesë ndeshjeve nuk ishte i suksesshëm, pasi dështoi të shënonte në humbjen 1-0 ndaj Betisit.

Vendimet e gjyqtarëve – Real Madrid këtë sezon është dënuar shumë nga vendimet e dyshimta të gjyqtarëve. Në pesë ndeshje tre kapitenët e Realit, Ronaldo, Ramos dhe Marcelo u ndëshkuan me kartonë të kuq. Dy të parët ishin të pamerituar, ndërsa i Marcelos ishte i merituar

Dëmtimet – Përveç rezultateve jo të mira në La Liga, Reali ka pasur shumë probleme edhe më dëmtimet. Lojtarët e dëmtuar në fillim të këtij sezoni janë Marcelo, Vallejo, Theo, Kovacic, Kroos dhe Varane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco