Zyrtare/ Gianni De Biasi firmos kontratën me skuadrën e njohur spanjolle

Zyrtare/ Gianni De Biasi firmos kontratën me skuadrën e njohur spanjolle

22:50, 21/09/2017

Pas largimit nga drejtimi i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, kishte mbetur pa skuadër. Trajneri italian pati deklaruar që po shqyrton ofertat e ardhura në drejtim të tij, ndërsa së fundmi raportohet se “misteri” ka arritur akordin me Deportivo Alaves në Spanjë.

Sipas “Civitas”, ish-tekniku kuqezi ka firmosur kontratën me klubin spanjoll, duke zëvendësuar Luis Zubeldia.

Italiani do të drejtojë Alavesin për pjesën e mbetur të sezonit. Për 61-vjeçarin është një rikthim në La Liga, pasi më parë ka drejtuar skuadrën e Levantes.

/SYRI.net/

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco