Ja skuadra që shpenzon më shumë për pagat e lojtarëve

Ja skuadra që shpenzon më shumë për pagat e lojtarëve

13:48, 21/09/2017

E para në klasifikimin e La Ligas por në vend të parë edhe në klasifikimin e pagave. Barcelona lë pas Realin e Madridit edhe përsa i përket buxhetit që shpenzon për të shlyer detyrimet financiare ndaj futbollistëve të saj. Plot 507 milionë Euro në sezon shpenzon klubi katalanas për pagat e lojtarëve, 8 më shumë se “Los Blancos”. 

Të dhënat janë publikuar nga La Liga që i ka detyruar klubet të mos e kalojnë tavanin e shpenzimeve krahasuar me të ardhurat që futen në buxhet.

Gjithsesi, krahasuar me një sezon më parë duket se Barcelona ka arritur të kursejë një shumë të majme pasi braziliani Neymar që përfitonte rreth 15 mln Euro në sezon tashmë është një barrë e rëndë për buxhetin e PSG. Ulje të ndjeshme kanë pësuar edhe shpenzimet e Realit të Madridit pasi në dy sezonet e fundit klubi madrilen kryesonte ndjeshëm ndaj Barcelonës. Rritjen më të ndjeshme e ka Atletico Madrid që mban vendin e tretë në klasifikim por kjo reflektohet edhe në rritjen e arkëtimeve nga skuadra e dytë e Madridit falë dy finaleve të UEFA Champions League dhe suksesit në La Liga gjatë vitit 2014.

Plot 220 mln Euro shpenzon për pagat e lojtarëve, stafit dhe gjithë detyrimet e tjera dytësore klubi bardhekuq, një rritje prej rreth 60 milionë eurosh nëse krahasohet me vitin 2015. Më pas klasifikimi vazhdon me Sevillan, Valencian, Villarreal, Athletic Bilbaon, Real Betis dhe Real Sociedad.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco