Trajneri i Dinamos së Zagrebit sulmohet para shtëpisë, përfundon në spital

Trajneri i Dinamos së Zagrebit sulmohet para shtëpisë, përfundon në spital

12:42, 21/09/2017

Eliminimi në turin e tretë eliminator të Ligës së Kampionëve nga Skënderbeut, ende nuk është harruar nga tifozët e Dinamos së Zagrebit. Trajneri Mario Cvitanoviç është sulmuar mbrëmjen e djeshme brutalisht para ndërtesës ku banon.

Ai është rrahur me shkopinj bejsbolli nga dy persona të maskuar, duke i shkaktuar një krah të thyer. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një ndeshje të Kupës së Kroacisë, të cilën Dinamo e Zagrebit e fitoi me gjashtë gola në NK Borac, shkruan vipsport.

Dinamo e Zagrebit ka kërkuar hetim të shpejtë nga policia, ndërkohë që kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që një ngjarje e tillë ndodh te ekipi kroat, pasi vitin e kaluar u sulmuar ish-presidenti Mamiç, duke u qëlluar me plumb në këmbë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco