Ndodhi/ Reali zhytet në krizë, pas dy barazimeve vjen ...

Ndodhi/ Reali zhytet në krizë, pas dy barazimeve vjen ...

00:23, 21/09/2017

Reali i Madridit nuk po gjen formën e duhur dhe mbrëmjen e sotme kjo u pa më mirë se deri më tani.

Reali nuk u besoi syve pas përfundimit të ndeshjes së sotme me Betisin në “Santiago Bernabeu”.

Madrilenët u mposhtën 1-0 në një ndeshje ku bënë gjithçka, por vuajtën qarkullimin befasues të topit nga miqtë.

Deri në minutën e 93′ kampionët e La Ligës shpresuan për golin e fitores, por e pësuan në fund me kokë.

Ata kanë barazuar dy herë deri tani në kampionat, kurse tani humbin. Pra, 7 pikë të lëna… dhe Barcelona duket larg, gjithmonë e më larg.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco