Benzema shuan dyshimet, bën zgjedhjen e duhur për të ardhmen

Benzema shuan dyshimet, bën zgjedhjen e duhur për të ardhmen

18:05, 20/09/2017

Karim Benzema do të jetë pjesë e Real Madrid deri në vitin 2022. Ndryshe nga sa flitej, sulmuesi i madrilenëve ka vendosur të qëndrojë edhe për 5 sezone me ekipin e drejtuar nga Zinedin Zidane.

Kampionët e Europës kanë njoftuar se të enjten, “bomberi” francez do të dalë në konferencë për shtyp për të zyrtarizuar kontratën e re.

Karim Benzema nënshkroi me Real Madridin në vitin 2009, kur ishte pjesë e Olympique Lyon, duke u transferuar në “Santiago Bernabeu”. Ai është aktivizuar në 250 ndeshje, ku ka arritur të realizojë 122 gola.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco