Disiplina nis me gjobat për klubet shqiptare, ja cilët e pësojnë

Disiplina nis me gjobat për klubet shqiptare, ja cilët e pësojnë

17:49, 20/09/2017

Komisioni i Disiplinës ka publikuar sot vendimet për ndeshjet e dy javëve të para të Superiores, javës së parë të Kategorisë së Parë, si dhe turit të parë në Kupën e Shqipërisë.

Skënderbeu, Flamurtari, Laçi dhe Partizani janë gjobitur për sjelljen e spektatorëve të tyre, ndërkohë që gjoba ka patur dhe për Naftëtarin dhe Tiranën, por ekipet e Kategorisë së Parë mund t’i paguajnë ato me 50% ulje.

Tomori e ka humbur 0-3 në tavolinë ndeshjen ndaj Bylisit në Kupën e Shqipërisë, teksa takimi në Çorovodë nuk përfundoi prej mungesës së policisë në stadium.

Vendimet e plota

KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër FC “Flamurtari”, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lekë dhe në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore.

FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër KF “Skënderbeu”, në bazë të nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lekë dhe në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore.

KF “Tomori”, për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër KF “Bylis”, në bazë të nenin 65/2 të KDS, dënohet me anulimin e rezultatit të ndeshjes dhe me humbjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 në ndeshjen me KF “Bylis”.

FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër KF “Lushnja”, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë.

KF “Naftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër KF “Turbina” , në bazë të nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lekë dhe paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.

KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër KF “Iliria”, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë dhe paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba shlyhet në masën 50 %.

KF “Laçi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër KF “Luftëtari”, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lekë dhe në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore.

KF “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve ne ndeshjen kundër KF “Kukësi”, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lekë dhe paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco