Dikur luante kundër Ronaldos, sot berber në Elbasan: Fitoj më shumë duke qethur

Dikur luante kundër Ronaldos, sot berber në Elbasan: Fitoj më shumë duke qethur

15:26, 20/09/2017

Historitë e disa prej futbollistëve shqiptarë janë të pabesueshme. Edhe pse kanë luajtur në shumë skuadra edhe kur ato kanë bërë historinë, nuk kanë mundur të sigurojnë jetesën dhe janë munduar të gjejnë mënyra alternative për të jetuar. E tillë është edhe historia e Bledar Lenës, ish-futbollistit të Gramozit, Kukësit etj, që kishte fatin të luante ndaj Ronaldos, kur Real Madrid erdhi në Shqipëri.

“Kam luajtur në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar, por suksesin më të madh e kam arritur kur u ngjita në Superiore me Gramozin dhe me Kukësin. Jam aktivizuar në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Real Madrid dhe nuk e harroj, pasi të luash në një ndeshje të atillë të mbushur me yjë nuk harrohet asnjëherë. Por, një moment i thashë stop futbollit, pasi nuk luhej me plot strese. Futbollistët me atë rrogë mbahen, ndërkohë që njëherë e merrje njëherë tjetër jo. Tani jam berber dhe është një punë që e bëj me dëshirë. Futbollin e kam pasion, por kam një profesion që paguhet më mirë se një futbollist”, ka thënë në një intervistë për “Panorama Sport”, Bledar Lena.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco