Lajmi i fundit

LIVE/ Grupi i dialogut në komisionin e ligjeve, deklaratë për mediat

Befasia e madhe! Negociatat drejt suksesit, Interi në janar transferon këtë sulmues

Befasia e madhe! Negociatat drejt suksesit, Interi në janar transferon këtë sulmues

14:19, 20/09/2017

Interi ka befasuar të gjithë pasi është drejt fundit të negociatave që gjatë merkatos së janarit të transferojë një sulmues nga Kina.

Mediat italiane raportojnë se klubi nga “Giuseppe Meazza” është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Jiangsu Suning, Alex Teixeira, shkruan “Calciomercato.com”, raporton SYRI.net.

“Nerazzurrët” falë pronarëve Suning besojnë se mund ta realizojnë ardhjen e tij në Milano, për pjesën e dytë të sezonit.

Alex Teixeira do të huazohet tek Interi deri në fund të sezonit, duke pasur parasysh se Luciano Spallettit i mungon një lojtar me këto karakteristika.

Kualifikimi sezonin e ardhshëm në Champions League është objektivi primar i Interit që kërkon të përforcojë akoma edhe më shumë repartin ofensiv.

/ SYRI.net /

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco