Bologna, ndalesa e parë për Interin

Bologna, ndalesa e parë për Interin

22:50, 19/09/2017

Interi nuk arriti dot të vazhdonte serinë e fitoreve në Serie A, njofton SYRI..net.

Zikaltrit u ndalën në barazim 1-1 në fushën e Bolognas, në sfidën e vlefshme për javën e pestë të kampionatit italian të futbollit.

Skuadra bolonjeze kaloi e para në avantazh me Verdin në minutën e 32-të. Në pjesën e dytë Inter barazoi shifrat, ku Icardi goditi saktë nga pika e bardhë në minutën e 77-të.

Kjo ishte ndalesa e parë për skuadrën e Lucciano Spalletit, e cila në katër javët e para kishte arritur vetëm fitore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco