Zidane e quan të mbyllur çëshjtjen e kontratës me Real Madridin, merr vendimin

Zidane e quan të mbyllur çëshjtjen e kontratës me Real Madridin, merr vendimin

17:28, 19/09/2017

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka vazhduar kontratën me kampionin e Europës. Francezi ka njoftuar në një konferencë për shtyp se ai ka vazhduar kontratën, ashtu sikurse bënë disa futbollistë gjatë ditëve të fundit.

“Sa i përket rinovimit, tashmë ka përfunduar, por nuk do të thotë asgjë. Unë merakosem për ngjarjet dita-ditës dhe nuk e kam mendjen përtej kësaj, është e komplikuar”, ka thënë ish-kampioni i Botës.

Zidane është trajner i Realit që nga janari i vitit 2016 dhe ka fituar dy herë radhazi Ligën e Kampionëve dhe më pas La Ligën në sezonin e dytë. Ai ka fituar Kupën e Botës për klube, Superkupën e Spanjës si dhe dy herë Superkupën e Europës.

Deri më tani ka fituar shtatë tituj. Ky numër mund të rritet në dhjetor, pasi do të luftojë për trofeun e Kupës së Botës për klube.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco