Ulet paniku te Kombëtarja, Panucci siguron qendrën e  mbrojtjes

Ulet paniku te Kombëtarja, Panucci siguron qendrën e mbrojtjes

17:09, 19/09/2017

Pas një lajmi të parë të vrullshëm se Panucci po rrezikonte të mbesë pa qendërmbrojtësa në ndeshjen e radhës eliminatore ndaj Spanjës dhe Italisë, diçka duket të jetë qetësuar, të paktën për momentin.

Një nga lojtarët e konsideruar si të dëmtuar, Arlind Ajeti, ka arritur të sigurohet nga mjekët e klubit të tij që dëmtimi muskulor në ndeshjen e fundit thuajse ka kaluar dhe do të jetë i gatshëm të luaj ndoshta që në fundjavën e ardhshme.

Ndërkohë, mbetet në dyshim Gjimshiti, i cili po vazhdon terapinë për një dëmtim të gjurit. Me shumë gjasë do të mungojë në ndeshjet e radhës Amir Abrashi i dëmtuar këtë fundjavë, por edhe Mërgim Mavraj, Burim Kukeli, Oside Roshi që janë të pezulluar për shkak kartonësh.

Në listën e të dyshuarve për ndeshjet e radhës do të jenë Ansi Agolli i dëmtuar në përballjen me Maqedoninë, por edhe Bekim Balaj, i cili nuk u grumbullua në ato dy ndeshje për shkak dëmtimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco