Higuain shqetëson Juventusin

Higuain shqetëson Juventusin

16:47, 19/09/2017

Juventusi e ka nisur si duhet kampionatin e ri, duke arritur të marrë pikët e plota në katër takimet e para, bën të ditur SYRI.net.

Nesër bardhezinjtë do të kenë një sfidë aspak të lehtë, edhe pse do të luajnë në fushën e tyre. Fiorentina është kundërshatri i radhës, ndaj të cilës synimi i vetëm është fitorja.  

Tekniku i “Zonjës së Vjetër”, Massimiliano Allegri, në konferencën për shtyp kërkoi nga futbollistët vëmendje maksimale. Sipas tij gabimet nuk tolerohen si dhe paralajmëroi se do të ketë disa ndryshime në formacion.

Allegri flet edhe për sulmin. Mungesa e golave nga ana e Higuain (1 gol në katër ndeshje në Serie A) për numrin një të solit të bardhezinjve është thjesht diçka kalimtare dhe se argjentinasi do të rikthehet shpejt në ditët e tij më të mira.

Higuanit i ndodhi edhe në sezonin e kaluar të kishte një start jo të mirë, e njëjta gjë i ndodhi dhe Dybalas, për një kohë të gjatë nuk arrinte dot të shënonte. Nëse Higuain nuk arrin dot të finalizojë për disa takime nuk është ndonjë tragjedi e madhe, ai është shumë i rëndësishëm për Juventusin, duhet të qëndrojë i qetë, sepse shumë shpejt do ti kthehet golave”, tha Allegri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco