Skënderbeu dhe Kamza debutuese po luajnë në këto momente ndeshjen e javës së dytë të Kategorisë Superiore, njofton SYRI.net.
Në minutën e 29-të Donjet Shkodra kalon në avantazh korçarët. Gavazaj hedh topin në zonën e vendësve, Nimaga e ndal për Shkodrën i cili gjuan menjëherë, duke shënuar golin e parë të takimit.
Në minutat e mbetura të pjesës së parë kamzalinjtë mundohen të barazojnë, por nuk arrijnë dot të kalojnë mbrojtjen e “hekurt” të miqve.
/SYRI.net/
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: