Ligue 1, Ivan Balliu në formacionin e javës

Ligue 1, Ivan Balliu në formacionin e javës

16:19, 18/09/2017

Ivan Balliu ka shkëlqyer pasi është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Francë.

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare vlerësohet nga prestigjozja “L’Equipe” si një nga lojtarët më të mirë të kësaj fundjave.

Mbrojtësi kuqezi vlerësohet me notën 7 pas paraqitjes perfekte në transfertën e Angers ku u aktivizua si mbrojtës i djathtë në formacionin 4-4-2 të trajnerit Philippe Hinschberger.

25-vjeçari u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes duke e ndihmuar ekipin e tij të arrinte një sukses shumë të rëndësishëm me rezultatin 1-0.

Në formacioni ideal të javës së 6, ai rreshtohet në krahun e djathtë të mbrojtjes me 5 lojtarë dhe sipas “L’Equipe”, Balliu fitoi çdo duel duke pësuar madje edhe 3 faulle.

Mbrojtësi shqiptar është lojtari i vetëm i Metz që përfshihet në formacionin më të mirë të javës ku bëjnë pjesë gjithashtu edhe emra me peshë të kampionatit francez si Falcao, Rabiot apo Malcom. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco