Reali do një sulmues të madh në janar, Zidane ka këto dy ‘fiksime’

Reali do një sulmues të madh në janar, Zidane ka këto dy ‘fiksime’

16:17, 18/09/2017

Sipas asaj që raporton “Don Balon”, Real Madridi do të tentojë të blejë sulmues në merkaton e janarit.

Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez, është prioriteti kryesor i “Los Blancos”, për faktin se mund të luajë në Ligën e Kampionëve edhe nëse në janar transferohet në “Santiago Bernabeu”.

Por, “Don Balon” raporton se numri një i klubit spanjoll, Florentino Perez, është duke menduar edhe për sulmuesin e Tottenham, Harry Kane.

Trajneri Zinedine Zidane nuk është i kënaqur me Benzeman dhe duket se në vitin 2018 një tjetër lojtar mund ta udhëheqë sulmin e “Los Blancos”. “Fiksimet” e francezit janë Sanchez dhe nëse nuk arrihet marrëveshja me kilienin, do të synohet patjetër Kane nga Tottenham.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco