Dështon teknologjia. ‘VAR vendim skandaloz’, përsëritet ndeshja në Gjermani?

Dështon teknologjia. ‘VAR vendim skandaloz’, përsëritet ndeshja në Gjermani?

15:16, 18/09/2017

VAR-i po rezulton një dështim në futboll. U propozua si teknologji që do t’i vinte në ndihmë arbitrave por përveç vonesave në lojë kjo risi tashmë po shkakton edhe skandale të mëdha duke thyer edhe rregullat e futbollit.

Një gjë e tillë ndodhi në fundjavë në Bundesliga në ndeshjen mes Dortmundit dhe Kolnit e cila përfundoi me rezultatin 5-0, shkruan SYRI.net.

Ndihma teknologjike bëri një gabim teknik mjaft të rëndë pasi ndërhyri në një episod në zonën e Kolnit dhe bëri që arbitri të merrte një vendim të gabuar, në golin e dytë të shënuar nga Dortmundi në fund të pjesës së parë.

    Portieri i miqve humb topin pas një kontakti në zonë. Arbitri jep faull, ndërkohë që Sokratis Papastathopoulos shënon në kohën që loja ishte e ndaluar. VAR-i thotë se nuk ka faull dhe arbitri akordon golin e dytë për vendasit, duke bërë një gabim teknik, pasi nuk mund të shënohet gol kur loja është ndalur.

    Në një deklaratë për mediat gjermane, drejtori sportiv i Kolnit kërkon që ndeshja të përsëritet pasi arbitri mori një vendim duke shkelur rregullat e futbollit.

     “Ka dy gjëra që nuk shkojnë. E para, loja ishte ndaluar dhe nuk mund të akordohet një gol që u realizua kur loja ishte e ndaluar nga arbitri. E dyta, protokolli nuk parashikon që VAR-i të ndërhyjë për faullet në sulm”, tha ai.

    Kujtojmë që një tjetër problematikë e teknologjisë është vonesa për marrjen e vendimeve duke bërë që loja të humbë ritmin e lartë që karakterizon prej vitesh futbollin.

    Rastin në fjalë mund ta ndiqni në minutën 01:15 në videon më poshtë:

    / SYRI.net /

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco