Seedorf fjalë të mëdha për 16-vjeçarin që i shënoi dy gola Strakoshës

Seedorf fjalë të mëdha për 16-vjeçarin që i shënoi dy gola Strakoshës

14:04, 18/09/2017

Clarence Seedorf insiston se Pietro Pellegri duhet të rritet në paqe pa u krahasuar me asnjë lojtar të madh.

Në një intervistë për “Calciomercato.com”, ish-legjenda e Milanit nënvizoi se futbolli italian është me fat që ka një talent si ai, shkruan SYRI.net.

"Unë mendoj se futbolli italian është shumë me fat që ka një talent si ai, por për hir të tij, kërkoj që njerëzit të mos e krahasojnë atë me këtë apo atë lojtar. Ju duhet ta lini atë të rritet në paqe. Lazio-Genoa pashë një ndeshje të mirë ku të dy skuadrat kanë kërkuar të kundërsulmojnë. Në pjesën e dytë, Genoa u bë më shumë sulmuese dhe gjeti golin shumë shpejt. Pietro Pellegri është një talent i madh që duhet të rritet në qetësi”, u shpreh ai.

16-vjeçari bëri ëndrrën realitet duke shënuar dy gola në Serie A pikërisht përballë Lazios të Thomas Strakoshës.

Ai luajti në humbjen e Genoas 3-2 përballë Lazios por ai u fut në fushë vetëm për shkak të dëmtimit të sulmuesit kryesor, Adrian Ricardo Centurion.

/ SYRI.net /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco