Alves zbulon të vërtetën: Ja përse ndodhi sherri me Cavanin

Alves zbulon të vërtetën: Ja përse ndodhi sherri me Cavanin

13:25, 18/09/2017

Dani Alves është munduar të mbulojë konfliktin mes Edinson Cavanit dhe Neymarit.

Mbrojtësi brazilian ka komentuar episodin e ndeshjes kundër Lyonit ku dy sulmuesit janë konfliktuar për shkak se cili prej tyre do ta ekzekutonte penalltinë.

Para se Cavani të refuzojë kërkesën e Neymarit për të ekzekutuar penaltinë, Dani Alves bëri një gjest të çuditshëm, raporton “L’Equipe”, shkruan SYRI.net.

Pas një ndërprerje, braziliani mori topin dhe ia dhuroi Neymarit, duke injoruar tërësisht Cavanin.

Alves thotë se nuk e mori topin për t’ia dhënë Neymarit, por për ta ekzekutuar vet goditjen e dënimit.

“Unë doja ta ekzekutoja goditjen e dënimit. Mora topin pas faullit sepse tashmë kam shënuar disa gola. Kisha besim, por në fund të fundit, më i rëndësishëm është ekipi dhe jo rezultatet individuale”, tha Alves për “SporTV”.

Në ndeshjen mes PSG-së dhe Lyonit, ku parisienët fituan me rezultatin 2-0, ndodhën disa episode që tregojnë se harmonia në skuadër nuk është e mirë.

/ SYRI.net /

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco