VIDEO/ ‘Zhdukeni nga Arsenali!’. Sanchez me këtë gjest tërbon tifozët në Angli

VIDEO/ ‘Zhdukeni nga Arsenali!’. Sanchez me këtë gjest tërbon tifozët në Angli

10:08, 18/09/2017

Kur i gjithë stadiumi zhgënjehet nga gafa e Alexandre Lacazette i vetmi që qesh në stolin rezervë është sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez.

Në përballjen kundër Chelseas, Lacazette humb një gol të sigurt pasi godet keq në portën e boshatisur, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, raporton SYRI.net.

Menjëherë pas kësaj gafe, Sanchez fillon të tallet ndërsa ky gjest nuk i ka pëlqyer tifozëve të Arsenalit të cilët çdo ditë dhe më shumë po e urrejnë kilianinqë në janar pritet të largohet nga ‘Emirate Stadium’.

"Alexis Sanchez nuk është duke qeshur kur ne nuk bëjmë rezultate për ju. Merreni dhe zhdukeni”, shkruan një fans i Arsenalit në ‘Twitter’.

Një tjetër ka shkruar: "Alexis Sanchez duke qeshur me Lacazette që humb rast të pafalshëm ... Largoheni këtë lojtar nga Arsenali".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco