E vërshëllyen në ‘Santiago Bernabeu’, ja si përgjigjet Bale

E vërshëllyen në ‘Santiago Bernabeu’, ja si përgjigjet Bale

09:41, 18/09/2017

Megjithëse shënoi ndaj Real Sociedad, Gareth Bale ka marrë vërshëllimat nga tifozët në “Santiago Bernebeu”.

Bale thotë se kjo është diçka që nuk mund të kontrollohet por premton se do të punojë fortë që mos të përsëritën më vërshëllimat.

“Është normale, ndodh në futboll. Unë do të mbaj kokën poshtë dhe do të vazhdojë të punoj. Kjo është e gjitha çfarë mund të bëj, sepse nuk mund t’i kontrollojmë këto gjëra. Në karrierë ju keni ulje dhe ngritje dhe gjithçka ka të bëj me atë se si ju reagoni”, tha Bale për “Movistar Partidazo”.

Real Madridi ka marrë pikët e plota në “Anoeta” pasi fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Real Sociedadit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco