VIDEO/ Unai Emery flet pas sherrit mes Cavanit dhe Neymarit

VIDEO/ Unai Emery flet pas sherrit mes Cavanit dhe Neymarit

09:41, 18/09/2017

Pas sherrit mes Cavanit dhe Neymarit, trajneri i PSG-së, Unai Emery ka thënë se ai do të vendosë se kush do t’i ekzekutojë penaltitë në mënyrë që mos ketë konflikte në skuadër.

Ai ka paralajmëruar lojtarët se nëse nuk merren vesh mes vete, ai do të vendosë se kush do t’i ekzekutojë penaltitë.

“Penaltitë do të ekzekutohen nga disa lojtarë, ndër ta janë Cavani e Neymar.Duhet të arrihet një marrëveshje zotërinjsh për penaltitë. Pas kësaj që ndodhi, ne do të organizojmë në mënyrë të brendshme për penaltitë e ardhshme sepse mendoj se që të dy janë të aftë për të shënuar dhe unë dua të kemi alternativa. Nëse ata nuk kuptohen mes vete, unë do të vendos. Nuk dua që kjo të jetë një problem për ne”, tha ai pas ndeshjes.

Paris Saint Germaini ka fituar 2-0 ndaj Lyonit në “Parc des Princes” me autogolat e Marcelo dhe Jeremy Morel.

Fillimisht ishte Neymar ai që dëshironte të ekzekutonte këtë penallti, por ashtu si një javë më parë, Cavani hezitoi t’ia japë brazilianit, por që kjo i kushtoi, pasi e humbi atë, ndërsa ish-sulmuesi i Barcelonës u largua i nervozuar.


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco