Lazio vuan në Genoa, por vendos Immobile

Lazio vuan në Genoa, por vendos Immobile

23:13, 17/09/2017

Ciro Immobile është sërish protagonist dhe Lazio arrin të marrë një tre pikësh me mjaft vlera, në transfertën ndaj Genoas.

Sulmuesi italian shënoi edhe sot një dopjetë, pas tripletës së javës së kaluar ndaj Milanit, duke zhvlerësuar dy herë barazimin e vendasve.

Lacialët shënuan në pjesën e parë me anë të Bastos, ndërsa në pjesën e dytë Genoa barazoi dy herë me anë të sulmuesit 16-vjeçar Pellegri, i cili ashtu si Immobile zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer.

Edhe në këtë takim, portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha ishte titullar dhe zhvilloi një ndeshje të mirë, duke mos qenë aspak fajtor në dy golat e Genoas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco