Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Pa Ronaldon, Real Madrid arrin këtë rezultat ndaj Sociedadit

Pa Ronaldon, Real Madrid arrin këtë rezultat ndaj Sociedadit

23:01, 17/09/2017

Pas dy barazimeve radhazi, Real Madridi i Zinedine Zidane ka gjetur rrugën drejt fitoreve në La Liga. “Los Blancos” morën pikët e plota në javën e katërt në transfertën me Real Sociedad, ku triumfuan me rezultatin 3-1.

I riu i akademisë, Borja Mayoral, në minutën e 19-të, autogol Kevin Rodrigues (36’) dhe Gareth Bale në minutën e 61-të, shënuan për kampionët, ndërsa golin e nderit për vendasit e shënoi Kevin Rodrigues (28’).

Për Sociedadin nga fillimi luajti Adnan Januzaj. Ai u largua nga loja në minutën e 77-të për t’ia lëshuar vendin Imanol Agirretxe.

Pas kësaj fitoreje, Reali shkon në kuotën e tetë pikëve dhe gjendet në vendin e katërt, me 4 pikë me pak se Barcelona.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco