Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Sllovenia gjunjëzon Serbinë, ‘Mbretëresha’ e re e Europës

Sllovenia gjunjëzon Serbinë, ‘Mbretëresha’ e re e Europës

22:41, 17/09/2017

Sllovenia ka mposhtur Serbinë në finale me rezultatin 93-85 (20-22, 36-25, 13-20, 22-18) për fituar për herë të parë Kampionatin Europian në basketboll.

Kampioni i ri europian ishte në epërsi që nga fillimi i përballjes, duke thelluar epërsinë me më shumë se dhjetë pikë. Megjithatë Serbia u tregua efikase në periodën e fundit duke ngushtuar rezultatin e madje duke kaluar për disa momente edhe në epërsi. Por, në fund të takimit, Sllovenia arriti të tregohej më e qetë për të fituar me tetë pikë avantazh.

Goran Dragic ishte më i dalluari në parket me 35 pikë të shënuara.

Vendin e tretë në këtë kampionat e siguroi Spanja, që mposhti Rusinë në duelin për medaljen e bronzit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco