Reali barazon rekordin historik të Santosit të kohës së Pele-s

Reali barazon rekordin historik të Santosit të kohës së Pele-s

22:02, 17/09/2017

Real Madridi ka barazuar rekordin historik të Santosit, duke shënuar 73 ndeshje me radhë të paktën një gol.

Nga viti 1961 deri në 1963, Santosi i udhëhequr nga legjenda braziliane, Pele, kishte shënuar 73 ndeshje me radhë të paktën një gol në gjitha garat.

Ky rekord historik është barazuar tani nga Real Madridi, që ka shënuar deri tani dy gola ndaj Real Sociedadit në “Anoeta”.

Reali mund ta thyejë këtë rekord të mërkurën, kur të takohet në “Santiago Bernabeu” me Real Betisin, për t'u bërë skuadra e parë në histori të futbollit që arrin diçka të tillë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco