Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Historike/ Një ekip shqiptar merr pjesë për herë të parë në Champions League-n e të rinjve

Historike/ Një ekip shqiptar merr pjesë për herë të parë në Champions League-n e të rinjve

20:10, 17/09/2017

Vllaznia e 19-vjeçarëve është gati për debutimin në Uefa Youth League, e barazvlefshme me Champions Leaguen e të rinjve.

Debutimi në këtë kompeticion i një skuadre shqiptare për herë të parë në histori, është diçka e veçantë dhe speciale sipas trajnerit të Vllaznisë së 19-vjeçarëve Luan Zmijani.

Përballë kampionëve të Shqipërisë në këtë grupmoshë do të jetë skuadra moldave e Zimbru, një duel vajtje-ardhje me eliminim direkt, me kuqeblutë që ndeshjen e parë do ta zhvillojnë në transfertë në datën 27 shtator.

Është një kënaqësi e madhe, sepse shkruhet emri në histori. Është ndeshja e parë në Champions League-n e të rinjve për një skuadër shqiptare dhe kjo është diçka e madhe që duhet ta shfrytëzojmë. Do të luajmë ndaj kundërshtarëve të Zimbru-t, nuk kemi shumë informacione, vetëm ato që kemi marrë nga interneti. Bëhet fjalë për një skuadër që ka më shumë eksperiencë se ne pasi ka luajtur edhe më parë në Champions League e të rinjve dhe do ta kemi të vështirë”, tha trajneri i shkodranëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco