Fatale/ Dembele humbet fazën e grupeve të Champions League

Fatale/ Dembele humbet fazën e grupeve të Champions League

19:32, 17/09/2017

Gjatë ditës së sotme Barcelona njoftoi se i transferuari nga Borussia Dortmundi për 145 milionë euro, Ousmane Dembele, ka një dëmtim të rëndë në kofshën e majtë.

Francezi do të operohet javën e ardhshme në Finlandë dhe do të mungojë deri në katër muaj. Ai pritet të rikthehet në aksion më 14 janar 2018.

Dembele do të humbasë ndeshjet në “Camp Nou” kundër Eibar, Las Palmas, Malaga, Sevilla, Celta, Deportivo dhe Levante si dhe ato në transfertë kundër Girona, Atletico Madrid, Athletic Bilbao, Leganes, Valencia, Villarreal, Real Madrid dhe Real Sociedad.

Po ashtu Dembele do t’i humbasë edhe të gjitha ndeshjet e fazës së Grupeve në Ligën e Kampionëve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco