Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Serie A, Milan dhe Napoli shmangin surprizat

Serie A, Milan dhe Napoli shmangin surprizat

17:27, 17/09/2017

Milani është kthyer te fitorja në Serinë A duke mposhtur Udinesen në shtëpi me rezultatin 2-1 në takimin e vlefshëm për javën e 4-t.

Kalinic kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 22-të, por Lazanja barazoi rezultatin në të 28-n. Megjithatë Kalinic tregoi se synon të shndërrohet në “bomber” te Milani duke e kaluar sërish në avantazh në minutën e 31-të.

Rezultati nuk ndryshoi më deri në fund dhe të besuarit e Montellës morën tre pikë me shumë vlerë.

Napoli i Elseid Hysajt u tregua i pamëshirshëm në shtëpi ndaj Beneventos të Ledian Memushajt duke fituar 6-0. Alan kaloi vendasit në epërsi që në minutën e 3-të ndërkohë që Insigne dyfishoi rezultatin në minutën e 15. Mertens shënoi golin e tretë në minutën e 27 dhe Callejon të katërtin në të 32-tën duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 4-0.

Në pjesën e dytë ishte Mertens që shënoi edhe dy gola të tjerë, të dy me penallti, në minutat 65 dhe 90.

Elseid Hysaj u aktivizua për 90 minuta të plota, ndërsa Ledian Memushaj e ndoqi ndeshjen nga stoli.

Në ndeshjet e tjera, Cagjari mposhti 0-2 në transfertë Spalin, ndërsa Torino barazoi 2-2 me Sampdorian. Pas këtyre ndeshjeve të javës së 4-t, Milani mban vendin e 4-t me 9 pikë, ndërsa Napoli ngjitet në krye me 12 pikë të plota.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco