FOTO/ Shah, 11-vjeçarja Elisa Isufi konfirmon talentin e saj: Sfidon të  pamundurën në Europianin e të Rinjve Elisa Isufi gjjate zhvillimit te gares ne Rumani si dhe pamje nga ambienti i zhvillimit te Europianit.

FOTO/ Shah, 11-vjeçarja Elisa Isufi konfirmon talentin e saj: Sfidon të pamundurën në Europianin e të Rinjve

11:50, 17/09/2017

"Vetëm pak ditë para fillimit të Kampionatit Europian për të rinj, që do të startonte në Rumani,  5-14 shtator, mësova se për arsye praktike dhe teknike për Elisën 11-vjeçare ishte vendosur të garonte, jo në Girl U-12 ( ku sidoqoftë edhe aty nuk ishte në maksimumin e moshës) por në Girl U-14 !" -  Kështu njofton Arian Bllaca, instruktor kombëtar i FEDE, në profilin e tij në Fb, ku përshkruan lojën dinjitoze të shahistëve të vegjël shqiptarë.

Ja shënimi i plotë i Bllacës në Fb:

Mu duk një iniciativë fort e guximshme ,"eksperiment" me shume zarar, mbasi e gjykova të pamundur atë lloj përballjeje; madje në rast disfate totale mund të ndikonte tepër negativisht në moralin e lojtares për të ardhmen, aq më tepër kur vetëm para 2 muajve në Budva, në Girl U-11, u detyrua të ndërpriste garën për arsye shëndetësore, në Europianin e Shkollave, nga i cili u kthye e pezmatuar.

"Mos vallë po e ekzagjeroni me këtë vajzë?! Ku po e çoni?....Ta torturoni në një garë krejtësisht të pabarabartë, të cilën me sa dhe e njoh mirë, është jashtë mundësive të saj?!" - Këto ishin në substancë, fjalët që i thashë trajnerit të saj dhe njëkohësisht të Skuadrës Kombëtare, mikut tim IM Ilir Seitaj, i cili me buzëqeshje mu përgjigj:

"Ajo do t'ia dalë, kam besim. Flasim kur të kthehemi!"

Dhe Elisa me lojërat që zhvilloi në këtë Europian, karshi lojtarëve më të mira të kontinentit Under 14, të përzgjedhura nga mbi 50 federata europiane, ndonëse me tre vite diferencë ndaj tyre, e përligji besimin.

Ajo zhvilloi një garë të pabarabartë moshe, por të qëndrueshme në cilësi, me autoritet, duke lënë pas plot 13 lojtare nga 12 vende të Europës me shah të zhvilluar si Bullgari, Poloni, Austri, Norvegji, Danimarke, Rumani, Greqi etj.dhe duke u renditur në të njëjtën kuotë me lojtare nga Rusia, Lituania, Serbia, Izraeli, Holanda, Belgjika apo Rumania.

Me pikët e grumbulluara, rreth 40% në 9 rounde , Elisa konfirmoi talentin e saj. Barazimi me Kampionen e Zvicrës U-14 (1831 ELO) apo fitoret ndaj lojtares norvegjeze ( 1696 ELO) dhe asaj austriake (1670 ELO) janë tregues domethënës dhe shpresëdhënës për një të ardhme të suksesshme në nivelet e larta. Ndonëse me ELO modeste, 1359, ajo pati një performancë Rating 1607, duke përmirësuar ndjeshem koeficientin e fortësisë ELO me +88 pikë!

S'më ngelet gjë tjetër veë urimit të sinqertë për sa më shumë suksese në te ardhmen, Elisës - fitueses së Olimpiadës së Matematikës në rang Republike për moshën e saj dhe shahistes sonë të vogël, por me plot vlera."

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco