FOTO/ Shahisti i vogël Aleks Kote përballon me sukses garën me më të fortët e Europës Aleks Kote gjatë garës ndaj përfaqësuesit rumun, të cilën e mbylli me fitore. ( Roundi 7 )

FOTO/ Shahisti i vogël Aleks Kote përballon me sukses garën me më të fortët e Europës

11:37, 17/09/2017

Aleks Kote quhet shahisti i vogël shqiptar që përballoi me sukses nivelin europian në garën më të fortë të kontinentit për të rinj që u zhvillua në Rumani në datat 5 -14 shtator).

Arian Bllaca, instruktor kombëtar i FEDE, i cili informoi për shahistët e rinj, shkruan në profilin e tij në Fb se në përfundim të 9 roundeve, në seksionin Open Under-8, midis 107 konkurenteve të përzgjedhur, përfaqësues të 54 federatave europiane, Aleksi i vogël realizoi 4 fitore dhe 1 barazim (50% të pikëve) duke u renditur në mesin e tabelës ( vendi 55 ) që presupozon nivelin mesatar europian të asaj moshe!

Duke patur parasysh se sot në Europë në sportin e shahut ushtrohen qindra e mijëra fëmijë dhe të rinj, rezultati i Aleksit është vërtet i mirë dhe shpresëdhënës për të ardhmen.

Kujtim i bukur do të ngelet për të përballja në roundin e pare me lojtarin e talentuar nga Hungaria, i cili në përfundim të garës, u shpall Kampion i Europës për moshën Under- 8. Urime dhe suksese me tej Aleks!

Jashte statusit: Në roundin e 8-të, Aleksi kishte përballë përfaqesuesin nga Italia. Sipas informacioneve nga Rumania, mbasi kishte fituar ndeshjen Aleksi i lumtur kishte treguar: "U ula përballë tij dhe po e shikoja në sy e nderkohë thashë me veten time: "Italianët neve na mundin në futboll, por sot une me ty do të luaj shah! Bëra lëvizjen time me besim dhe vendosa ta fitoj atë lojë! Dhe mbas gati 3 orësh....italiani i dorëzuar më dha dorën! Në shah fituam ne shqiptaret" , përfundon Bllaca.

     


     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco