E rëndë në kufi me Shqipërinë, portieri qëllohet dhe vritet me pistoletë në kokë

E rëndë në kufi me Shqipërinë, portieri qëllohet dhe vritet me pistoletë në kokë

11:13, 17/09/2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në futbollin malazez, ku gjatë stërvitjeve të skuadrës malazeze FC Bokejl, një person ka qëlluar me pistoletë në kokë portierin e kësaj skuadre, Goran Lenac.

Incidenti ka ndodhur gjatë kohës që skuadra po bënte stërvitje, me portierin që po stërvitej me një mikun e tij, kur një person i është afruar nga pas shpine, e ka qëlluar me pistoletë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Portieri 33-vjeçar u transportua me urgjencë në spitalin e Kotorit, por humbi shumë gjak dhe ndërroi jetë gjatë natës.

Lenac nuk kishte gjetur ende asnjë ekip me të cilin do të luante këtë sezon dhe po stërvitej në qendrën të stërvitore të Bokejl, ku ka luajtur sezonin e fundit.

Klubi i kishte dhënë mundësi që të stërvitej deri sa të gjente një skuadër të re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco