Atalanta e ka festuar me një fitore të madhe 3-0 kthimin në Europë pas plot 26 vitesh. Bergamezët kanë mposhtur bindshëm anglezët e Evertonit në ndeshjen e parë të Grupit E në Ligën e Europës.
Masielo kaloi vendasit në avantazh në minutën e 27, ndërkohë që Gomez dyfishoi rezultatin në minutën e 41-të. Në të 44-tën Kristante shënoi edhe golin e tretë duke vulosur shifrat përfundimtare që në pjesën e parë.
Portieri shqiptar Etrit Berisha arriti ta ruante portën e paprekur deri në fund, duke fituar sfidën me yllin anglez të Evertonit, Wayne Rooney, i cili luajti për 66 minuta dhe më pas u zëvendësua.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: