Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

‘Dinamo Kiev nuk fiton me Skënderbeun’. E thotë legjenda ukrainase

‘Dinamo Kiev nuk fiton me Skënderbeun’. E thotë legjenda ukrainase

18:31, 14/09/2017

Pak orë para fillimit të ndeshjes mes Dinamos së Kievit dhe Skënderbeut, një nga legjendat e futbollit në vend dhe në të gjithë ish-Bashkimin Sovjetik, Anatoli Bishovets, ka deklaruar se nuk mendon që Dinamo e Kievit do të mundë Skënderbeun.

Ish-sulmuesi i famshëm i Bashkimit Sovjetik në vitet ’60-’70, autor i 4 golave në Botërorin 1970, dhe më pas trajneri që i dha Bashkimit Sovjetik të artën olimpike në futboll në vitin 1988, mendon se skuadra e Kievit është dobësuar ndjeshëm që pas largimit të Jarmolenkos.

Mendoj se largimi i Jarmolenkos mund të këtë një impakt te Dinamo. Ai ishte forca kryesore sulmuese e Dinamos. Driblimet e tij mbanin gjithmonë në ankth kundërshtarët, ai ishte gjithmonë i aftë të shmangte vëmendjen e kundërshtarëve ndaj tij. Tani që Jarmolenko nuk është më pjesë e skuadrës, nuk besoj se Dinamo do të mundë Skënderbeun”, tha legjenda ukrainase.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco